WIZZ AIR FESTON HAPJEN E BAZËS SË TYRE TË AEROPORTIT "AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I SHKUPIT" NË SHKUP

WIZZ AIR FESTON HAPJEN E BAZËS SË TYRE TË AEROPORTIT "AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I SHKUPIT" NË SHKUP


Wizz Air, kompania më e madhe ajrore me kosto të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, festoi hapjen e bazës së tyre në Shkup më 28/10/2012, me ardhjen e avionit Erbas A320 Fluturimi i parë u ngritë nga aeroporti i Shkupit për në Ajndhoven në orën 10:45 sipas orës lokale me 168 pasagjerë dhe me 6 anëtarë të ekuipazhit. Gjashtë linjat e reja Wizz Air do të veprojë nga aeroporti i Shkupit në Munih, Dortmund, Milano, Ajndhoven dhe Malmë dy herë në javë, ndërsa për në Bazel tri herë në javë, përveç dy linjave ekzistuese për në Londër dhe Venecia. Pritet që 8 destinacione të reja të bartin mbi 300,000 pasagjerë në vitin e parë dhe do të punësojë mbi 300 persona.

Konferenca për shtyp, që u mbajt në sallën e pritjeve CIP( PIK ) në aeroportin "Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit" në Shkup u hap zyrtarisht nga drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, zoti Zoran Kërstevski. Pasi i përshëndeti Zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Ministrin e Transportit dhe Telekomunikacionit, Drejtorin e ACV së (AAC-së), ambasadorët  i  Holandës, Italisë  dhe Gjermanisë, si dhe zëvendës presidentin ekzekutiv të Wizz Air, Xhon Stivenson, zoti Kërstevski shprehu kënaqësi për hapjen e bazës së re dhe nisjen e gjashtë linjave të reja. "Është privilegji ynë që ne mund të krijojmë një marrëdhënie ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Evropës, dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë drejtpërdrejt në realizimin e ëndrrës së çdo shtetasi maqedonas – për të parë Republikën e Maqedonisë si pjesë e familjes evropiane. Me kënaqësi të madhe mund të konstatoj se aeroporti "Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit" plotësisht e arsyeton karakterin e tij modern dhe forcon përpjekjet për t'u bërë aeroporti kryesor në rajon. Qytetarët e Maqedonisë, si dhe qytetarët në rajon, tani kanë mundësi drejtpërdrejt dhe me lehtësi të madhe të fluturojnë në Evropë, me çmime shumë të volitshme ", tha Kërstevski.

Në fjalimin e tij në Shkup, Xhon Stivenson, drejtori ekzekutiv i Wizz Air tha: "Ne jemi shumë të lumtur që pikërisht në Shkup kemi hapur bazën e 16 me kosto të ulët. Pas publikimit tonë të hapjes së gjashtë linjave të reja, përdoruesit nga Maqedonia dhe vendet me të cilat e lidhim  Shkupin,tashmë hapën faqen tonë të internetit për të parë fluturimet me kosto të ulët dhe deri tani më shumë se 25.000 prej tyre kanë rezervuar fluturime nga Shkupi në destinacione të reja duke e rritur numrin e përgjithshëm të udhëtarëve nga Maqedonia të cilët fluturojnë me Wizz Air në 100.000 që nga fillimi i veprimeve tona në vend më pak se një vit më parë. Nga baza jonë e re ne presim rritjen e aviacionit me kosto të ulët në mbi 300.000 udhëtarë në vitin e parë. Tashmë në faqen wizzair.com ju mund të gjeni bileta me çmime shumë të volitshme duke filluar nga 550 denarë.

Vladimir Peshevski, zëvendës kryeministri për Çështje Ekonomike, tha: "Në periudhën e ardhshme ne presim rritje të numrit të turistëve që vijnë në Republikën e Maqedonisë, si rezultat i drejtpërdrejtë i investimeve tona në koston e ulët të aviacionit. Ne jemi të kënaqur që jemi  një nga linjat ajrore kryesore me kosto të ulët në Evropë. Wizz Air, është e angazhuar për të zhvilluar aviacionin në Maqedoni dhe sot ne u dërgojmë urimet tona kompanisë ajrore dhe  ekuipazhit të tyre lokal për hapjen e  bazës në Shkup dhe ardhjen e aviacionit të ri.

Wizz Air është kompania më e madhe me kosto të ulët ajrore në Evropën Qendrore dhe Lindore, e cila vepron një flotë prej 39 avionëve Erbas A320 nga 16 baza, me më shumë se 250 linjave që lidhin 80 destinacione në 29 vende. Ekuipazhi i Wizz Air i cili ka 1500 të punësuar  ofron shërbime cilësore me çmime shumë të volitshme, që e bën  Wizz Air të bëhet e kompani e zgjedhur për më shumë se 12 milion pasagjerë në vitin 2012.